Dashi
Mos i mbani inat partnerit nëse debatoni me të sepse çdo gjë që do ua thotë do ua thotë për të mirën tuaj. Mundohuni nga ana tjetër të tregoheni me të hapur dhe me tolerante. Beqaret do jeni shume indiferente ndaj personave që do takojnë dhe kjo do largojë mundësitë për të krijuar një lidhje. Financat duhen pasur me në qendër të vëmendjes sepse po e tepruat me shpenzimet do keni probleme.
Demi
Merkuri do kujdeset sot për jetën sentimentale te çifteve. Komunikimi ndërmjet jush do jetë edhe me i fortë dhe çdo gjë do shkoje ashtu si e kishit menduar. Beqarët nuk duhet te ecin me sy mbyllur drejt një personi qe sapo e kane njohur sepse shume shpejt do pendohen. Financat do jene gjate gjithë kohës te ekuilibruara kështu qe mos u shqetësoni aspak.
Binjaket
Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Dita do jete e mbushur me emocione dhe do dëshironi qe ajo të mos ketë fund. Beqarët do ndërmarrin iniciativa dhe do dalin nëpër takime. Edhe me miqtë po të dilni do takoni persona interesante. Në planin financiar do jenë të favorizuara edhe transaksionet. Situata do jetë goxha e mirë.
Gaforrja
Dëgjojeni më shumë tjetrin sot nëse nuk doni të keni mosmarrëveshje me vonë. Ne një lidhje jeni dy, kështu qe mos veproni ne asnjë moment sipas mendjes suaj. Beqarët do kenë takime pa asnjë të ardhme dhe sërish do ngelën vetëm. Ekuilibri financiar do jetë i garantuar. Të paktën ne këtë plan do jeni te qetë dhe do shpenzoni pa frike për ato që iu duhen.
Luani
Mos i mbyllni sytë sot dhe mos e toleroni partnerin me shume sesa duhet. Mos duroni hakërrimet e tij apo zërin e lartë vetëm sepse nuk është në qejf. Çdo gjë e ka një kufi dhe këtë duhet t’ia thoni atij. Beqarët nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por një takim interesant do i bëjë të ndryshojnë mendim. Në planin financiar do keni fat me shumicë.
Virgjëresha
Të dashuruarit do përgatisin surpriza për njeri-tjetrin dhe do përjetojnë emocione pa fund. Format e të shprehurit të ndjenjave do jenë nga më të shumtat. Ka shumë mundësi që ata që janë ende vetëm të takojnë një person nga elita e shoqërisë i cili do ua ndryshojë përgjithmonë jetën. Në planin financiar çdo gjë do shkojë ashtu si e kishit menduar.
Peshorja
Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj sot dhe nuk do i mbani atij asnjë të fshehte. Çdo gjë do shkoje mire mes jush kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Beqaret do takojnë shume persona. Bëjini sa më shumë pyetje dhe njihini më mirë ata para se të hidhni çdo lloj hapi. Në planin financiar do i menaxhoni më shumë kujdes të ardhurat dhe situata do jetë e mirë.
Akrepi
Edhe nëse jeni të ngarkuar me punë apo keni lënë ndonjë angazhim me miqtë, nuk duhet t’ia prishni qejfin partnerit dhe ta lini atë vetëm ne momentin qe ua ka me shume nevojën. Beqarët do fillojnë të pëlqejnë mjaft një shok fëmijërie. Në fakt edhe ai ka njëfarë simpatie për ju. Financat do jete të stabilizuara megjithatë tregohuni ende pak strikte me shpenzimet.
Shigjetari
Ditë tërësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Çdo gjë do shkoje më së miri dhe do ndiheni mire në krahët e partnerit tuaj. Beqarët më shume gjasa do kenë dashuri me shikim te parë kështu që duhet t’i bëjnë sytë katër në çdo moment. Ne planin financiar shmangni me çdo kusht shpenzimet marramendëse edhe sikur të jenë për objekte të nevojshme.
Bricjapi
Jeta në çift do shkoje mirë sot, por duhet t’iu kushtoni edhe pak vëmendje familjarëve dhe miqve tuaj te ngushte. I keni lënë paska pas dore dhe ata janë mërzitur për këtë fakt. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak durim nëse duan të gjejnë personin që iu përshtatet me tepër. Financat nuk do jene problematike megjithatë kini parasysh që shpenzimet duhen kryer me kujdes.
Ujori
Ata qe janë një lidhje do kenë një rizgjim te pasionit gjate kësaj dite. Do kaloni momente edhe me entuziazmues se me pare. Nëse ende nuk e keni gjetur shpirtin tuaj binjak, sot mundësitë për ta arritur këtë janë te shumta. Shikoni në çdo vend qe do shkoni. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni për ta përmirësuar situatën.
Peshqit
Duhet të reflektoni me kujdes sot për te ardhmen e jetën tuaj ne çift dhe te merrni vendimet e duhura. Nëse keni kohë që keni pasur probleme me partnerin me mire te qëndroni pak larg qe ta kuptoni sa ndjeni për njeri-tjetrin. Beqarët serish do ngelen vetëm edhe pse takimet nuk do mungojnë. Financat do jenë të mira, megjithatë para se të blini diçka pyesni ne disa vende për ta marrë sa më lirë.




















