Instagram po teston një funksion të ri që do t’i japë përdoruesve kontroll më të madh mbi përmbajtjen që shfaqet për ta. Funksioni i ri quhet “Your Algorithm” (Algoritmi juaj) dhe i lejon përdoruesit të shohin dhe rregullojnë manualisht temat që duan të shihen nga algoritmi i Instagramit.

Për momentin, kjo opsion është i disponueshëm vetëm te seksioni me video, Reels, por pritet të bëhet i disponueshëm globalisht së shpejti. Kur jepni klik ikonës me dy zemra dhe kontrollues në seksionin Reels, shfaqet një listë me tema që Instagram mendon se mund t’ju interesojnë, bazuar në aktivitetin tuaj të mëparshëm. Nga kjo listë mund të hiqni temat që nuk dëshironi t’i shihni më, dhe gjithashtu të shtoni tema të reja që ju interesojnë.

Ky rregullim i algoritmit i jep përdoruesve kontroll më të madh mbi përmbajtjen që shfaqet, duke e bërë ‘feed’ më të personalizuar dhe relevant për interesat e tyre, qoftë muzika, sporti, moda, arsimi apo fusha të tjera. Funksioni është ende në fazë testimi dhe për momentin është i disponueshëm vetëm për disa përdorues; pritet që të shtrihet gradualisht te të gjithë.