Donald Trump nuk duhet të përfshihet në demokracinë europianëve. Kjo ishte deklarata e presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, pak ditë pasi presidenti amerikan sulmoi ashpër aleatët historikë të Shteteve të Bashkuara.
Von der Leyen tha në një event të medias Politico, se askush nuk duhet të ndërhyjë në sovranitetin e qytetarëve europianë.
“Nuk është përgjegjësia jonë, kur bëhet fjalë për zgjedhje, të vendosim se kush do të jetë udhëheqësi i vendit, por e popullit të këtij vendi. Ky është sovraniteti i votuesve dhe kjo duhet të mbrohet. Askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë, pa asnjë pyetje.” Megjithatë shefja e Komisionit Europian theksoi se ka një marrëdhënie të mirë me presidentin amerikan, por shtoi se Europa duhet të përqendrohet më shumë te vetja sesa të bëjë krahasime me të tjerët.
Por marrëdhëniet me Uashingtonin kanë ndryshuar. Këtë e pranoi edhe vetë Von der Leyen e cila tha se edhe vetë Eropa ka ndryshuar. Ajo theksoi se kontinenti duhet të përqendrohet në forcën e vetë dhe të jetë krenar për këtë.
Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ashpër Europën, duke e cilësuar një grup kombesh në rënie, të udhëhequr nga liderë të dobët.
Ky ka qenë ndër qëndrimet më të ashpra të kreut të shtëpisë së bardhë në mandatin e tij të dytë, që ka shënuar një krisje të madhe mes Uashingtonit dhe Brukselit.
Media Politico, ku ai bëri deklaratat e fora, madje e vendosi Trump në krye të listës së saj si personin më me ndikim në formësimin e politikave europiane.




















