Evropianët duhet të kenë planin e tyre të paqes për Ukrainën dhe të ndalojnë së prituri që amerikanët të marrin të gjithë iniciativën, tha të martën Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius.
“Ndoshta duhet të kapërcejmë disa nga problemet tona që zakonisht presim kur të vijnë disa plane nga Uashingtoni”, ka thënë Kubilius.
“Do të ishte shumë mirë për ne të kishim planin tonë dhe pastaj ta krahasonim me planin amerikan për të parë se çfarë është e mirë, çfarë duam të diskutojmë”, shtoi ai.
“Mendoj se po shkojmë në atë drejtim. Meqenëse me të vërtetë kjo qasje që na duhet të jemi më të pavarur si në aftësitë tona mbrojtëse, ashtu edhe në pozicionin tonë gjeopolitik po vjen”, shtoi ai.
Kërkesa e tij vjen derisa i dërguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, do të takohen me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë të martën pasdite për të vazhduar bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë.




















