Presidenti francez Emmanuel Macron, bëri thirrje për ruajtjen e “përpjekjeve të luftës” në favor të Ukrainës, duke rritur “presionin mbi ekonominë ruse” dhe duke ruajtur unitetin midis evropianëve dhe amerikanëve kundër Moskës.

“Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet për të rritur presionin kryesisht mbi ekonominë ruse “, tha Emmanuel Macron .

“Uniteti midis amerikanëve dhe evropianëve për çështjen ukrainase është thelbësor “, tha ai.

“Mbi të gjitha, ne nuk duhet t’i nënshtrohemi asnjë fryme përçarjeje midis evropianëve dhe amerikanëve. Ne kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të kenë paqe. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për ne në mënyrë që kjo paqe të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë”.
Sipas revistës Der Spiegel, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe udhëheqës të tjerë evropianë kanë shprehur dyshimin e tyre ndaj administratës Trump për qëllimet e saj në trajtimin e çështjes ukrainase.

Sipas Der Spiegel, presidenti francez foli gjatë një bisede telefonike me homologët e tij evropianë, përfshirë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, rreth rrezikut që “Shtetet e Bashkuara ta tradhtojnë Ukrainën territorialisht pa garanci të qarta për çështjen e sigurisë”.