Kancelari gjerman, Friedrich Merz i ka thënë BE-së se duhet të ndajë rreziqet e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për të financuar një kredi për Ukrainën.
Në një artikull opinioni të botuar në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Merz thotë se çdo vend duhet të “përballojë një pjesë të barabartë të rrezikut si një funksion i performancës së tyre përkatëse ekonomike”.
Dje, Komisioni i BE-së paraqiti një propozim për të përdorur ose asetet e ngrira ruse ose huamarrjen ndërkombëtare për të mbledhur 90 milionë euro për të financuar një kredi për Ukrainën. Më parë, Belgjika ka shprehur kundërshtim ndaj huamarrjes së parave kundrejt aseteve ruse, duke favorizuar në vend të kësaj huamarrjen kundrejt buxhetit të BE-së.
Kryeministri Bart De Wever ka thënë vazhdimisht se ka shqetësime në lidhje me pasojat ligjore që mund të përballet, sepse shumica e aseteve ruse mbahen në Belgjikë. Merz thotë se Belgjika nuk mund të mbështetet në mënyrë të arsyeshme vetëm në premtime politike dhe se vendi meriton garanci ligjërisht të detyrueshme.




















