Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të dënojnë “manipulimet” e Rusisë mbi sulmin e supozuar ukrainas ndaj rezidencës së Vladimir Putin.
Ai u shpreh se Moska po kërkonte “justifikime” për të kryer sulme të mëtejshme ndaj Ukrainës.
“Një taktikë tipike ruse: akuzon palën tjetër për diçka që po bën ose po planifikon”, tha ai në një reagimin në platformën X. Gjithashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se akuzat ruse ishin “të rreme” dhe se ai e kishte diskutuar çështjen me kancelarin gjerman Friedrich Merz.




















