Policia e Pogradecit ka shoqëruar tre persona të cilët po kryenin gërmime të paligjshme tek Varret Ilire të Selcës, në zonën e Mokrës.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar një metalkërkues dhe mjetin me të cilin tre personat kanë shkuar në këtë sit arkeologjik, që i përket shekullit IV para Krishtit.

Varret Ilire të Selcës janë bërë shpesh objekt i gërmimeve të paligjshme nga ata që kërkojnë metale të çmuara, por edhe objekte arkeologjike.