“Duam drejtësi”, “Hashim Thaçi” janë thirrjet që vijnë nga Sheshi Skënderbej në Shkup, në protestën e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UCK që ndodhen në Hagë.

Kjo është protesta e pestë me radhë e organizuar nga Organizata e Veteranëve.

Protestat paraprake janë mbajtur në Prishtinë, Tiranë, Hagë dhe Strasburg, ndërsa sot ajo po zhvillohet në Shkup.

Berat Hajdari, ish luftëtar i UÇK  në fjalën e tij në këtë protestë, bëri thirrje për mbështetje masive të ish-luftëtarëve.

“Sot jemi bërë bashkë këtu, për një kauzë që na dhemb, prek zemrën historinë dhe identitetin. Por mbi të gjitha na bashkon për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët. Nuk jemi për të kundërshtuar ligjin, por t’i kujtojmë botës se historia nuk guxon të shtrembërohet. Gjykimi duhet të jetë i drejtë dhe jo me standarde të dyfishta. Duam drejtësi jo hakmarrje.