Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelian Nicolás Maduro, në të cilën shprehu solidaritet me popullin venezuelian dhe riafirmoi mbështetjen e tij për politikat e Maduros, sipas një njoftimi të Kremlinit.
Kremlini tha gjithashtu se të dy udhëheqësit shprehën qëllimin për të realizuar “projekte të përbashkëta” të ndryshme që lidhen me ekonominë, tregtinë dhe energjinë.
Rusia dhe Venezuela kanë pasur prej kohësh lidhje të ngushta dhe telefonata vjen pasi Shtetet e Bashkuara sekuestruan një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës dje, duke përshkallëzuar presionin e SHBA-së mbi regjimin e Maduros. Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi se kishte folur në telefon me udhëheqësin venezuelian .
“Nuk do të thoja se shkoi mirë apo keq. Ishte një telefonatë”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One kur u pyet nëse telefonata kishte ndodhur.




















