Kongresmeni amerikan Keith Self ka ngritur shqetësime për reformën në drejtësi. Ai nënvizoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur ndërsa thote se rezultat aktuale ngrenë pikëpyetje nëse qytetarët po marrin drejtësi të paanshme.

“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas dhjetë vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar.”

Kryetari i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për Evropën të Dhomës së Përfaqësuesve ka evidentuar stokun e lartë të dosjeve të pazgjidhura, vonesat e të cilave, cënojnë edhe besimin e qytetareve tek drejtësia.

“Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë fakti që numri i rasteve të prapambetura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 raste në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor.”

Aktualisht edhe socialistet kanë propozuar ndryshime në reformën në drejtësi, të cilat parashikojne korrigjime në dy ligje atë “për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Po ashtu projekligji parashikon që përmes një dispozite kalimtare, deri sa të kryhet procesi i zgjedhjeve të drejtuesve të rinj, kryetaret aktuale të gjykatave dhe prokurorive që nuk kanë një emer të rregullt do të konsiderohen të zgjedhur deri ne 31 dhjetor 2028.