Më shumë se gjysma e gjermanëve mbështesin ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç, sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Insa. Sondazhi zbuloi se 60% e të anketuarve ishin në favor të një ndalimi të tillë, ndërsa 24% e kundërshtuan atë.
16% janë indiferentë ndaj çështjes ose nuk shprehën një mendim, shkruan Bild.
Sondazhi vjen ndërsa Australia këtë javë prezantoi rregulla të reja që kufizojnë përdorimin e rrjeteve sociale nga të rinjtë.
Që nga 10 dhjetori, fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 16 vjeç në Australi nuk lejohen më të kenë llogari në shumë platforma kryesore, duke përfshirë Instagram, TikTok, Snapchat, Facebook, YouTube, X, Reddit dhe Twitch.
Ligji i diskutueshëm u miratua në fund të vitit 2024 dhe tani ka hyrë në fuqi. Për anketën, instituti i hulumtimit të opinionit publik Insa intervistoi 1,003 persona në Gjermani.




















