Policia e Vlorës ka dale me njoftim publik për vdekjen e një gruaje 50-vjeçare në bulevard.
Sipas uniformave blu, dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur ne bulevard.

“Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës“, thuhet në njoftimin e policisë.