Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin e Lacios kanë shkaktuar probleme serioze në kryeqytetin italian.

Në Romë, lumi Aniene ka dalë nga shtrati në zonën e Municipio IV, duke përmbytur disa zona dhe duke rrezikuar banesat pranë tij.

Sipas autoriteteve lokale, situata më kritike është shënuar pranë Ponte Mammolo, ku niveli i ujit është rritur ndjeshëm për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Si masë sigurie, disa familje janë evakuuar, pasi uji kishte arritur pranë banesës së tyre dhe rrezikonte sigurinë e banorëve.

Për shkak të përmbytjeve, disa rrugë janë mbyllur përkohësisht, ndërsa shërbimet e emergjencës dhe Mbrojtja Civile ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.