“-Ja po them që uniteti i një kombi varet nga uniteti i familjes. Nëse familja nuk është e bashkuar as kombi nuk do të jetë i tillë…“- kjo është një nga fjalitë që Eneda Tarifës ja ka thënë gjyshi i saj, për të cilin ajo sot ka bërë një dedikim mjaft prekës. Bashkangjitur me një foto vërtetë të bukur që këngëtarja ka postuar në Instagram së bashku me të, Eneda tregon se ai është një ndër të vetmit veteranë të luftës që ka mbetur gjallë, në moshën 93-vjeçare.
Ajo rrëfen se gjyshi e mahnit me kthjelltësinë dhe urtësinë e tij, me gjërat që shkruan dhe thotë, ndërkohë që për të (si për të gjitha mbesat në fakt) ai është më i miri, më i bukuri dhe më i mençuri. Moderatorja e “Portokalli” thotë se në çdo vend tjetër të botës ai do të ishte i pasur për shkak të shërbimit që ka bërë, por këtu jo, Megjithatë Sevo Tarifa është i pasur në shpirt e në mendje dhe për shkak të familjes së madhe që ka, ndërkohë që Eneda është gjithmonë krenare kur e pyesin nëse është mbesa e tij.
Dedikimin tjetër artistja premton se do ta bëjë për 100-vjetorin e tij, ndërkohë që ju shkoni dhe përqafoni gjyshërit tuaj, nëse nuk jeni me Covid sigurisht.
Paris Saint-Germain ka hyrë zyrtarisht në histori. Me fitoren ndaj Flamengos në finalen e Kupës Interkontinentale, klubi parisien kompletoi “sextuple”-n e shumëpritur, një arritje...
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që u mbajt këtë të mërkurë, kryetari i kësaj force politike Sali Berisha doli...
Nga Ylli Pata
Arrestimi në zyrë i Erion Veliajt dhe rasti Balluku nuk janë raste pastërtisht penale. Janë qartësisht raste politike, që nga origjina e...
Duke folur para Këshillit të mbetur Kombëtar në PD, Berisha po shpjegonte sot disa ngjarje të pretenduara kriminale me pengmarrje nga qeveria, që të...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve evropianë të tregojnë mbështetjen e tyre për Kievin dhe t’i dërgojnë një sinjal të qartë Moskës...
Kryeministri britanik Keir Starmer paraljmëroi sot se oligarku rus Roman Abramoviç duhet të "paguajë tani" viktimat e luftës në Ukrainë ose do të përballet...
Nga Eduard Zaloshnja
Ndër 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë, vetëm 1.46 milionë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pra, vetëm 77%...