Armando Broja është futur zyrtarisht në listën e ngushtë të Paolo Maldinit dhe Frederic Massaras. Corriere dello Sport ka zbuluar se Milani tashmë po sheh drejt së ardhmes dhe dëshiron të forcojë repartin e tyre sulmues. Idea është për sesionin e ardhshëm të tregut të transferimeve të verës. Objektivi i kuqezinjve është të kërkojnë një rifreskim të repartit ofensiv. Zlatan Ibrahimovic sezonin e ardhshëm do të jetë pothuajse 42 vjeç dhe mund të vendosë të tërhiqet. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Via Aldo Rossi dëshirojnë të vendosin një qendërsulmues të ri në krah të dyshes së formuar nga Olivier Giroud dhe Divock Origi. Armando Broja, sulmuesi 21-vjeçar aktualisht i grumbulluar me kombëtaren shqiptare, aktualisht mban fanellën e Chelseat. Ndoshta me Blues nuk ka patur shumë minuta këtë sezon, por në Premier League është bërë i njohur. Sezonin e kaluar ai veshi fanellën e Southampton dhe shënoi gjashtë gola. Nga pikëpamja fizike është perfekte për lojën e Stefano Piolit. Broja është 1.91 m i gjatë, e zotëron në mënyrë perfekte zonën e penalltisë dhe ofron prezencë fizike. Sipas Corriere dello Sport, sulmuesi i ri shqiptar ka një kosto prej 35 milionë euro. Megjithatë, falë marrëdhënieve të mira mes dy pronarëve amerikanë, Gerry Cardinale mund ta mbyllë marrëveshjen me ulje. Përveç kësaj – shkruan sot gazeta – me Blues kuqezinjtë kanë bërë tashmë disa marrëveshje në vitet e fundit, duke blerë Bakayoko, Tomori dhe Giroud.
Armando Broja në shënjestër të Milan: Chelsea e çon çmimin në ‘qiell’
LAJMI I FUNDIT/ U gjet i djegur në makinë në Llogara, identifikohet viktima! Ishte...
Zbardhen të dhëna të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në zonën e Llogarasë, ku një automjet u përfshi nga flakët dhe...
“Berisha të kërkoi të flisje në Foltore”- Lapaj i përgjigjet PD: Nuk e kam...
Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike ka thënë se i ka dërguar një mesazh Adriatik Lapajt, pasi Sali Berisha i kishte thënë se ai...
Horoskopi javor: Stuhi kozmike dhe të papritura për këto shenja
Ka shumë aktivitet kozmik këtë javë, por për fat të keq, shumë prej tyre mund të jenë veçanërisht të trazuara. Më e mira është...
Jakin Marena: Berisha s’është zbutur, është plakur! Pse u shqetësuan familjarët?!
Situata në PD është shumë e rëndë, sidomos pas votimit të Endri Shabanit për Avokat të Popullit, një propozim ky neto me 35 firmat...
Protesta e Berishës përpara kryeministrisë/ Studenti me xhupin ARMANI EXCHANGE 1 mijë dollarë: Taksat...
Një nga të folësit që u shpreh se pëfaqësonte të rinjtë në protestën e sotme përpara kryeministrisë është parë të flasë për taksat e...
VIDEO/ “Letërsia e mirë rezonon, pa pasur nevojë të jetë ‘globale’”, botuesja Anna Shkreli...
E ftuar në episodin e 48-të të Apostrof Podcast, botuesja Anna Shkreli, reflekton në lidhje me mënyrën se si po ndikohet letërsia bashkëkohore shqipe...
A është gati opozita për zgjedhjet e parakohshme?!
Nga Ben Andoni
Kërkesa kryesore e Lëvizjes së Adriatik Lapajt, tashmë i ngujuar para Kryeministrisë, është për një qeveri tranzitore dhe pas një periudhe kalimtare,...
VIDEO E PLOTË/ Kundërpërgjigjia e DUMËS ndaj Berishës, Nokës dhe të tjerëve
Siç kishte paralajmëruar Grida Duma ka dhënë një përgjigje ndaj Berishës, Nokës dhe lidershipit të PD-së.
Reagimi i saj i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=0bHC25AxaWQ
VIDEO/ Noka e akuzoi se mblodhi firma për Shabanin, Grida Duma i përgjigjet Berishës:...
Partia Demokratike nuk po gjen qetësi që prej të enjtes së kaluar kur falë firmave të saj dhe votave të socialistëve, Endri Shabani u...
“Armikun e njeh dhe i ruhesh”, Bes Kallaku në podcastin e Grida Dumës: Zhgënjimet...
Në podcastin e Grida Dumës, aktori Bes Kallaku ka dhënë intervistën e tij të parë pas një periudhe të gjatë mungese, duke folur hapur...




















