Zbardhen të tjera detaje nga vrasja me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Dojan të Tropojës ku mbeti i vdekur një 43-vjeçar.
Flordian Mulaj, 35 vjeç goditi me armë zjarri 43-vjeçarin Artur Dauti duke e lënë të vdekur në vend.
Por tronditëse është se autori dhe viktima ishin shokë prej kohësh dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa ishin duke konsumuar alkool në lokalin e fshatit, shkruan newsbomb.al.
Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dy shokët Flori dhe Artur po konsumonin alkool, ndërsa në një moment kanë filluar konfliktin i cili përfundoi në tragjedi.
Nuk dihet ende shkaku i shërrit, por dyshohet për motive banale. Forcat Operacionale si dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë së Shkodrës u nisën drejt Tropojës.