Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një konference për shtyp pas takimit të Ministrave të Mbrojtjes tha se në qoftë se një aeroplan rus në hapësirën ajrore të NATO-s përbën kërcënim, atëherë do të merren të gjitha masat e nevojshme.”Ne nuk do të rrëzojmë një aeroplan në hapësirën ajrore të NATO-s nëse nuk përbën kërcënim. Por nëse përbën një kërcënim, mund t’ju siguroj se ushtria jonë do të bëjë çdo gjë të nevojshme për t’u siguruar që ai aeroplan nuk përbën më kërcënim të menjëhershëm. Dhe e dini çfarë dua të them. Mendoj se është e rëndësishme dhe mendoj se rusët e dinë këtë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.Nga ana tjetër Rutte theksoi se çdo veprim nga ana rusëve do ta trajtojnë me shumë seriozitet.”Ne e kemi bërë këtë për më shumë se 50, 60, 70 vjet. Ne dimë si ta bëjmë. Dhe nëse nuk i marrim rusët shumë seriozisht, pyetja mund të jetë: pse atëherë të shpenzojmë më shumë për mbrojtje? Sepse nëse keni një diktator të gatshëm të sakrifikojë një milion njerëz në luftën në Ukrainë, duke arritur vetëm suksese shumë të vogla në Donbas, mendoj se më pak se 1% ose 0.5% të territorit, nëse ai është i gatshëm ta bëjë këtë, duhet të siguroheni që jeni të përgatitur mirë për atë njeri nëse ai lëviz kundër NATO-s.Nuk e di nëse do ta bënte, por nëse do ta bënte, ne do të ishim të përgatitur. Pra, ne e marrim seriozisht, por jemi shumë të trajnuar dhe të përgatitur mirë, dhe kjo është arsyeja pse mendoj se mund ta përballojmë të gjithë këtë me qetësi dhe vendosmëri”, theksoi ai.
Rutte: Nëse aeroplanët rusë përbëjnë një kërcënim, ushtria jonë e di çfarë të bëjë
Ish-prokurori: SPAK ka mbajtur standarde të dyfishta
Ish-prokurori Ervin Karanxha bëri kritika të forta ndaj mënyrës se si po zbatohet reforma në drejtësi dhe veçanërisht ndaj qëndrimeve të SPAK, gjatë një...
Muça: Asyeja pse Rama nuk do ta votojë heqjen imunitetit të Belinda Ballukut
Gazetari Flogert Muça ka folur mbrëmjen e kësaj të marte për kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/Kryeministres Belinda Balluku....
Numri më i ulët prej vitit 2003! Eurovision publikon listën e vendeve pjesëmarrëse
Eurovision Song Contest do të mirëpresë vetëm 35 vende në konkursin e vitit të ardhshëm pas bojkotit të disa shteteve për pranimin e Izraelit.
Ky...
Lara Colturi e pafat në botërorin e skive në Francë, del jashtë gare në...
Lara Colturi nuk ka arritur të përfundojë garën e kampionatit botëror të skive që po zhvillohet në Francë. Skiatorja 19-vjeçare u detyrua të ndërpresë...
Zbulohet letra e panjohur e 15 dhjetorit 1942, për Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve
Nga Agron Alibali
Mbrëmjen e 15 dhjetorit 1942, në ora 19:30, në zyrën e shefit të FBI-së, z. J.Edgar Hoover në Washington DC, mbërriti një...
Deputeti gjerman i AfD-së, Matthias Musdorff, nën akuzë për “përshëndetje naziste” në Bundestag
Prokurorët e Berlinit kanë ngritur padi penale kundër deputetit të ekstremit të djathtë AfD, Matthias Musdorff. Gazeta Bild raportoi se Musdorff, 60 vjeç,...
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Nga Ylli Pata
Sulmi me një bateri raketash i SPAK ndaj qeverisë së Edi Ramës, nuk është një procedurë hetimi i pjekur në qetësi apo...
Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 17 Dhjetor 2025
Dashi
Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë...
Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Besim Ndregjoni: Çfarë më penalizoi
Në një intervistë për emisionin Intervista e Ditës në Dritare TV, kandidati për postin e Avokatit të Popullit, Besim Ndregjoni, bëri deklarata të forta...
Salianji thumbon Berishën nga Elbasani: “Të gjithë të ngjitur pas karriges, si ajo pas...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijoi këtë javë turin e takimeve me strukturat lokale të PD në Elbasan, ku theksoi angazhimin e tij...




















