Pesë persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në malin Kilimanxharo, maja më e lartë e Afrikës, në Tanzaninë veriore.
Aksidenti ndodhi përgjatë një prej rrugëve më të njohura të ngjitjes në mal, gjatë asaj që policia tha se ishte një mision evakuimi mjekësor për të marrë pacientët.
Midis të vdekurve ishin dy shtetas të huaj, ,si dhe një mjek vendas, një guidë turistike dhe piloti. Helikopteri u rrëzua midis Kampit Barafu dhe Summit Kibo në një lartësi prej më shumë se 4,000 metrash. Komandanti i policisë rajonale të Kilimanxharos, Simon Maigwa, tha se aeroplani operohej nga Kilimanjaro Aviation, një kompani që ofron evakuim mjekësor dhe shërbime të tjera të aviacionit.
Kompania ende nuk ka komentuar për incidentin.




















