Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali. Rama ka takuar homologun e tij, Giuseppe Conte si dhe ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio të cilit i ka folur për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Fatura deri tani llogaritet 1 miliard euro”, u ka thënë kryeministri zyrtarëve italianë ndërsa ka marrë premtimin e Di Maios për zgjidhje. Di Maio është zotuar se kjo çështje do të zgjidhet në konferencën e donatorëve, ku pritet që Shqipëria të marrë një mbështetje të madhe financiare.