Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se numri i të dënu arve që do të përfitojnë nga amnistia është 175, Manja tha se parlamenti mund të propozojë një tjetër amnisti.

Ulsi Manja: Sot janë 5351 të dënuar dhe paraburgosur. 2632 janë të dënuar me formë të prerë do të përfitojnë. Përfitojnë të gjithë dënuarit deri që deri 31 dhjetor që kanë vendim të formës së prerë. Janë 175 të dënuar që përfitojnë, 150 meshkuj, lirohen 23 gra dhe 2 të mitur. 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Parlamenti pse jo në rast se e gjykon të arsyeshme në një moment të caktuar për shkak të mbingarkesës që është në duart e prokurorisë ta rishohë mundësinë e një amnistie tjetër. Por sot ky është vullneti.