Neymar ka dhënë një intervistë për Globoesporte dhe ka folur edhe për Vinicius dhe Rodrygo te Real Madridid, derisa ka thënë që shpreson që mos t’i përsëritet viti 2019

Neymar ishte përcjell gjatë tërë vitit 2019 me lëndime dhe gjëra të ndryshme, që e lanë atë jashtë për një kohë të gjatë, kurse gjatë verës publikisht kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer në Barcelonë.

Në një intervistë të gjatë për Globoesporte, ai ka folur për vitin që lamë pas por edhe për talentet tij, bashkatdhetarët në Real Madrid, Rodrygo dhe Viniciues Junior.

“Rodrygo dhe Vinicius janë lojtarë më shumë kualitete”. Këto fjalë kanë mundur të dalin nga goja e Zidane, por, në fakt, ato erdhën nga intervista e Neymar. “Ata janë aty për kohë të shkurtër”, ka thënë Neymar. “Ata do të marrin përvojë, pjekuri pak më shumë dhe tani do të jenë gjithmonë dhe më të mirë”.

“Në Brazil, njerëzit kanë dëshirë të nguten”, ka vazhduar ai. “Ata dëshirojnë që ata të zgjedhin menjëherë një ndeshje dhe të fitojnë në të gjitha garatë. Adoptimi është i vështirë. Është vështirë të shkoni dhe të luani në klube të nivelit të lartë siç janë Real Madrid dhe Barcelona, e që ata janë duke e bërë tani.

Neymar mendon se ata tani janë më të pjekur por thotë se atyre ju duhet edhe ngritje e personalitetit. “Shpresoj që ata të vazhdojnë me këto hapa, të fokusohen, kurrë nuk janë ndaluar që të jenë të lumtur dhe të kënaqen me futbollin e tyre. Unë do ti përkrah ata”.

Viti i kaluar nuk ishte i lehtë

2019-ta nuk ishte një vit i lehtë për lojtarin e PSG. Pasi dështoi për të detyruar klubin për një kalim në Barcelonë, PSG u eliminua në 1/8-ën nga Liga e Kampionëve dhe ata humbën edhe në finalen e kupës së Francës kundër Rennes. Ai ka pranuar që ishte “një vit i vështirë në çdo aspekt, profesional dhe personal” dhe ka thënë se ka marrë “shumë mësime dhe ka pasur disa ndryshime”.

“Isha i goditur në fund dhe u desh që ta ngrit vetveten përsëri”, tha ai por shpreson që të këtë një vit më të mirë më 2020. “Objektivi i im është të fitojë gjithçka me Paris Saint Germain dhe Brazilin”, tha ai.

“Të shkoj dhe ta fitojë Ligën e Kampionëve, ta fitojë Copa America dhe të shikoj për sfida të reja”.

“Ne e dimë që kemi kualitet dhe ne shpresojmë që të jemi në mesin e finalistëve këtë vit”, ka thënë ai.