Zyra e prokurorit të Ankarasë ka hapur një hetim për të paktën 50 persona, të akuzuar për shpërndarje mesazhesh paniku në mediet sociale, në lidhje me tërmetin që goditi pjesën lindore të vendit të premten e kaluar në mbrëmje, që ka shkaktuar deri tani 39 viktima dhe mbi 1 600 plagosur.
Magjistratët akuzojnë të dyshuarit se kanë përhapur panik duke ofenduar popullin turk dhe Republikën e Turqisë si edhe institucionet shtetërore si edhe duke shpërndarë imazhe false të tragjedisë. Pas tërmetit gjithashtu, disa përdorues kishin kritikuar në postimet e tyre shkeljen e rregullave antisizmike në zonën e prekur nga tërmeti.