Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj ka pritur në mëngjesin e sotëm, ministrin turk Murat Kurum. Mësohet se pjesë e diskutimeve është ndërtimi i 500 shtëpive që shteti turk ka ofruar për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanistikës Murat Kurum dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë firmosur projektin për ndërtimin e 500 shtëpive në zonën e Laçit për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.