Në SHBA autoritetet kanë identifikuar një tjetër person të prekur nga koronavirusi gjë që e çon në katër numrin e amerikanëve të prekur nga virusi vdekjeprurës. Dy rastet më të fundit janë identifikuar në Kaliforni dhe janë konfirmuar nga Agjencia e Shëndetit Publik. Rasti i parë në SHBA u identifikua të martën në shtetin e Uashingtonit. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se personi që kishte mbërritur në Siatëll prej Wuhan-it ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të mirë.
Rasti i dytë në SHBA i një personi të prekur nga virusi u raportua në Çikago të premten. Deri tani virusi i ri ka shkaktuar vdekjen e 56 personave dhe më shumë se 2 mijë të tjerë janë prekur prej tij. Koronavirusi është përhapur në rreth 15 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën e Kanadanë. Sipas një udhëzimi të shpërndarë nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thuhet se njerëzit që kanë pasur kontakt të rastësishëm me pacientët e prekur nga koronavirusi kanë “shumë pak rrezik” të preken prej tij. Organizata Botërore e Shëndetësi tha të enjten se virusi vdekjeprurës nuk përbën ende një emergjencë shëndetësore botërore./VOA