Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërkombëtare. Me këtë hap, OBT shpreson të zbusë përhapjen e virusit. Udhëtimet në Kinë nuk janë ndaluar. Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBT reagoi pas përhapjes së shpejtë të virusit “Corona” me shpalljen e gjendjes së jashtëzakoshme ndërkombëtare. Me këtë mund të koordinohet më mirë lufta kundër përhapjes së sëmundjes së mushkërive mes 190 vendeve anëtare.

Ky vendim nuk është “vendim mosbesimi” ndaj Kinës, tha Sekretari i Përgjithshëm i OBT, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një takimi në Gjenevë. Nuk ka arsye për kufizimin e udhëtimeve apo tregtisë me Kinën. “OBT nuk rekomandon asnjë kufizim, madje i refuzon ato.” Ende numri i të infektuarve në Kinë është ende i ulët, tha drejtori i OBT-së. Por nuk dihet, se çfarë dëmi shkakton virusi në një vend me sistem të dobët shëndetësor. “Ne jemi të gjithë në të njëjtën anije.” Ky virus mund të pengohet vetëm nëse punojmë së bashku. “Kjo është kohë për faktet, jo për frikë”, tha Ghebreyesus.

“Masat kombëtare – recetë për katastrofa”

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBT do të mbështesë më mirë vendet me sistem të dobët shëndetësor. Përveç kësaj do të përshpejtohet puna për zhvillimin e ila çeve dhe vaksinave, dija do të ndahet dhe do të luftohen lajmet e rreme. Nëse çdo vend merr masat e veta, kjo mund të çojë në katastrofë, edhe ekonomike, është shprehur koordinatori për rastet e emergjencës i OBT, Michael Rayn. Por OBT nuk mund të detyrojë vendet të vendosin apo jo kufizimet e udhëtimeve.

Kina dhe vende të tjera kanë reaguar me masa drakoniane kundër përhapjes së virusit. Qytete të tëra në Kinë janë izoluar, shumë aeroporte dhe stacione treni janë mbyllur. Prodhuesi i automjeteve, BMW ka mbyllur tani tre fabrikat në qytetin milionësh Shenyang. Edhe Volkswagen ndal përkohësisht prodhimin në Kinë.

Në Vuhan, Kinë ndërtohen brenda pak ditësh dy spitale të reja

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë zyrtarisht “gjendje emergjente me përmasa ndërkombëtare”. Por jashtë Kinës ka pak të infektuar. Virusin e ri OBT e përcakton si “2019-nCoV -sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes”. 212 vetë kanë humbur jetën pas sëmundjes, më shumë se 8.100 vetë janë të infektuar, numri i tyre rritet shumë shpejt. Kjo shifër ndërkohë është më e lartë, se epidemia SARS para 17 vitesh. Jashtë Kinës llogariten edhe 100 vetë të infektuar me virusin në 20 vende. Shpesh të infektuarit janë turistë kinezë, por ka edhe raste të tjera infektimi .

Për kroçerën “Costa Smeralda” me afër 6000 vetë në bord, Ministria e Shëndetësisë në Romë jep lajmin e mirë. Çifti kinez nuk ishte infektuar me virusin “Corona”. Më shumë se 1.100 vetë që donin të dilnin nga anija në qytetin Civitavecchia u larguan ndërkohë nga bordi.