Aktori i humorit Albano Bogdo i ftuar në emisionin ‘Thumbon’ ka treguar personazhin e njohur publik me të cilin nuk ka asnjë kontakt.
Bodgo ka treguar se nuk flet me një person që nuk e ka pranuar në audicionet e Portokallisë. Edhe pse Albano nuk e ka përmendur emrin e tij, ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për regjizorin e emisionit Altin Bashën.
“I pòshtëroj. I pèshtyj dhe i shàj. Nuk është punë gàngstèrash. Po moj i póshtèroj. E kam bërë me të vërtetë. Para se të filloja tek 2XL kam bërë 4 herë audicione tek Portokallia. Më thoshin s’je për këtë punë. Para nja 8 vitesh më kërkuan prapë. Si t’i flasësh atij njeriu? Kur unë i them më merr se bëj dhe më duhet puna se sa kam mbaruar shkollën dhe mbaj gjithë familjen. Si t’i flas unë atij njeriu? Dhe mbasi t’i fillon në një vend tjetër dhe shkëlqen, ai thotë hajde se do bëjmë nàmin. Pastaj thotë hajde me çek të bardhë”, tha Albano gjatë intervistës.