Producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Mos i fol shoferit”, ku zbuloi më shumë për filmin “I love Tropoja”, që ka bërë namin në shitje biletash e që pritet të thyejë rekordin e “2 gisht mjaltë”. Gjatë emisionit, Rudina Dembacaj e pyeti Ermalin për filmin e tretë dhe nëse ka menduar të ketë të ftuar bashkëshorten, Amardën.

Ermali tregoi se i ka propozuar Amardës të luajë në filmat e tij, por ajo nuk pranon. “I kam thënë Amardës hajde, hajde nuk do të vijë. Nuk i pëlqen shumë të duket në kinema”, u përgjigj Ermali.