Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në botë.
Ky është përditësimi më i fundit i Observatorit të Futbollit CIES për këtë fillimvit, që ka klasifikuar futbollistët më të shtrenjtë të 5 kampionateve kryesore në Europë.
Ylli francez vlen plot 265 milionë euro. I vetmi futbollist tjetër që kalon shifrën e 200 milionë eurove është Rahem Sterling i Manchester City, me 223 milionë euro.
Pas tij vjen Salah, i cili vlerësohet me 175 milionë euro.
Vetëm vendi i tetë për fituesin e Topit të Artë, Leo Messi, ndërkohë që, sipas këtij raporti, Cristiano Ronaldo vlen 80 milionë euro dhe mban vendin e 47.
10 pozicionet e para plotësohen nga Sancho, Mane, Kane, Rashford, Griezmann dhe Lautaro Martinez.