“Asgjë s’e pengon dot njeriun që e ndan mendjen të arrijë një qëllim, ndërsa njeriun me dy mendje asgjë nuk e ndihmon dot”. Këto fjalët e çmuara që vijnë nga ish-presidenti amerikan, Tomas Xheferson të cituara mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama.

Rama solli në vëmendje fjalët e presidentit Xheferson për të përcjellë mesazhin e tij në rubrikën “Fjalë të çmuara”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.