Gareth Bale momentalisht nuk dëshiron të largohet nga Reali i Madridit. Uellsiani raportohet se i ka thënë drejtuesve të klubit se momentalisht nuk ka synim largimin nga skuadra deri në përfundimin e kontratës së tij më 2022.
Sipas asaj që raporton tabloidi britanik “Mirror”, Gareth Bale i ka të ngrira marrëdhëniet me trajnerin Zinedine Zidane edhe me tifozët e Los Blancos, por qëllimi i tij është të rrijë në skuadër deri në fund të kontratës dhe më pas të largohet me parametra zero. Lajmi është një goditje për Real Madridin, të cilët dëshirojnë që ta largojnë lojtarin për shkak të pagës së lartë por edhe për të përfituar nga shitja e kartonit të tij.