Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, përmes një statusi në rrjetin e tij social, u shpreh se dekretet e presidentit Meta, do të rrë zohen, ndërsa do të vijojë bashkëpunimi për të përmirësuar paketën antishpifje në të ardhmen. Sipas Ballës, dekretet e presidentit po mbrojnë shpifjen ndërsa shtoi se bashkëpunimi me OSBE synon të mbrojë fjalën e lirë nga shpifja.
“Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë një status-quo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjerësisht dhe ku dezinformimi publik është kthyer në normë jetese për shumë aktorë online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e të integritetit njerëzor nga shp ifja si edhe të vetë publikut nga dezinformimi.
Prandaj ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizatë brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimin të mundshëm të legjislacionit “anti-shp ifje” në të ardhmen. Ne jemi në kontakt dhe i falenderojmë kolegët e APKiE qe ia kaluan Komisionit te Venecias tekstin dhe mezi presim ta përmirësojmë më tej ligjin me sugjerimet e vyera te Komisionit të Venecias. Ndërkohë sikurse e kemi thënë, institucionet përkatëse shqiptare do të punojmë ngushtësisht me OSBE per aktet e domosdoshme nënnligjore”, shkruan Balla.