Është hapur në Elbasan Qendra Komunitare Multidisiplinare falë mbështetjes që Qeveria Gjermane dhe Terre des homes Albania.Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja panë nga afër shërbimet që ofrohen në këtë qendër.
Në fjalën e tij, Balla tha se janë me mijëra ato familje, të cilat pasi kanë provuar emigracionin, janë rikthyer dhe është detyrim i yni t’u garantojmë një riintegrim sa më të shpejtë në shoqëri
“Është një projekt shumë i madh që zhvillohet në bashkëpunim me një sërë institucionesh shtetërore shqiptare. Janë me mijëra ato familje, të cilat pasi kanë provuar emigracionin, janë rikthyer dhe është detyrim i yni t’u garantojmë një riintegrim sa më të shpejtë në shoqëri, në tregun e punës si dhe një trajtim social të diferencuar për shkak të problemtikave që kanë pasur nga largimi qoftë në një kohë të shkurtër apo në një kohë të gjatë..
“Ky projekt në fakt vjen në momentin e duhur. Arsyeja thelbësore që lidhet me një hezitim të Francës përsa i përket fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë lidhet me faktin se në vitet 2016-2017, në ato databasen e azil kërkuesve në Francë, shqiptarët dilnin në krye të listës dhe kjo padyshim kthehet në një problematik, madje edhe më një abuzim për nevoja të caktuara politike të një krahu apo të një krahu tjetër në politikën francezë”, deklaroi Balla.