Lazio e ka nisur mbarë vitin e ri në ‘Seria A’, pasi në ndeshjen e parë të dekadës në futbollian italian ka fituar 1-2 me përmbysje kundër Brescia-s. Të parët realizuan vendasit me Mario Balotelli-n, që pas një shkëputje në zonë mposhti edhe Thomas Strakoshën.

Gjithsesi në minutën e 40 situata do përkeqësohej shumë për Brescia-n, pasi Cistana u ndëshkua me të kuq si pasojë e një ndërhyrje të gabuar në zonë duke shkaktuar edhe një penallti, që më pas u shndërrua në gol nga Immobile. Do të ishtë sërish sulmuesi italian që në minutat shtesë të kohës së rregullt do të bënte heroin duke realizuar golin e dytë dhe njëkohësisht golin që i dha tre pikët Lazio-s.

Lazio pas 17 ndeshjesh ndodhet ne vendin e tretë me tre pikë më pak se Interi dhe Juventus, që ndajnë vendin e parë me pikë të barabarta. Në përfundim të ndeshjes Thomas Strakosha u vlerësua me notën 6 nga mediat italiane.