Barcelona duket se nuk kërkon të humbasë më kohë dhe dëshiron të ketë sa më shpejt në ekip zëvendësuesin e Luis Suarez. Sipas raportimeve të fundit në mediat spanjolle, drejtuesit katalanas janë në bisedime të avancuara me drejtuesit e Valencias për të marrë në “Camp Nou” Rodrigo Morenon. Për sulmuesin e Kombëtares spanjolle, Barça kërkon formulën e huazimit deri në fund të sezonit me të detyrim blerjeje për 40 milionë euro.