Barcelona B ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me klubin Albacetes për transferimin e futbollistit shqiptar, Rey Manaj.

Futbollisti ka kryer testet mjekësore të premten e javës së kaluar kurse gjatë ditës së sotme u prezantua zyrtarisht në faqen zyrtare të klubit katalanas. Barcelona B ka paguar 700 mijë euro për transferimin e tij gjithashtu është zbuluar që në fanellë do të mbajë numrin 22.