Ditët e fundit kanë qenë mjaft të nxehta për Xavi Hernandez dhe Barcelonën. Ish-mesfushori, i cili për momentin është në krye të Al-Sadd, ka pasur një takim me Eric Abidal, ku është diskutuar që Xavi të marrë drejtimin e Barçës.
Fillimisht në media u tha se legjenda kishte disa kushte, ndërsa së fundmi “ESPN” shkruan se bisedimet janë ndaluar për momentin. Sipas asaj që thuhet nga “ESPN”, drejtuesit katalanas do të qëndrojnë deri në fund të sezonit me Valverden. Pikërisht në muajin qershor, pritet që të rinisin bisedimet mes Xavit dhe Barcelonës.