Në fushën e lojës ishte një nga lojatërt më të mirë në të gjithë historinë e futbollit italian.
Tashmë Francesco Toti ka nisur një eksperiencë të re, pasi ka hapur një agjenci për menaxhimin e futbollistëve, të cilën e ka quajtur “CT Number 10”. Sipas raportimeve të mediave italiane, klienti i parë që ka zgjedhur të përfaqësohet nga ish kapiteni legjendar i Romës, është sulmuesi i talentuar i Interit, Sebastiano Espozito.
Ky i fundit ka nënshkruar kontratën dhe shumë shpejt Totti pritet të ulet në bisedime me Marottën, për t’i dhuruar klientit të tij një kontratë të re me Interin. Klienti tjetër, me të cilin ish kapiteni i Romës po negocion në fshehtësi është sulmuesi i Fiorentinës Federico Chiesa, i cili aktualisht menaxhohet nga babai i tij, ish sulmuesi Enrico Chiesa.
Kujtojmë që Totti është një njeri me shumë reputacion në futbollin e italian e më gjerë në saj të karrierës së tij të lavdishme.