Dashi/ Ju do të jeni vërtet një forcë e natyrës gjatë janarit të vitit 2020. Do të përballeni me shumë sfida, të cilat do t’i kapërceni me mënyrën tuaj unike. Jupiteri vazhdon të ndikojë në shenjën tuaj që prej dhjetorit dhe për rrjedhojë, jo gjithçka do të jetë e thjeshtë. Gjithsesi, universi e di që ju jeni të aftë t’ia dilni mbanë. Niseni vitin duke zgjidhur një problem të së kaluar, një debat apo një zënkë me njerëz të afërt që të ndiheni në paqe. Ndoshta e keni të vështirë të mbyllni një bisedë që e shtyni prej kohësh, por kjo duhet bërë. Zëreni se kjo është sfida juaj e parë e vitit. Por mos harroni se nuk keni pse të sulmoni me fjalë personat që ju rrinë afër. Sfidojeni tiparin tuaj si një njeri i vetëkënaqur. Yjet ju favorizojnë shumë, me në krye Neptunin që kujdeset maksimalisht për të lindurit e kësaj shenje. Pa dyshim që në punë rrethoheni nga njerëz me të cilët mezi prisni të debatoni, por mos harroni se betejën duhet ta bëni me veten dhe të hiqni dorë nga disa zakone të këqija. Reflektoni më shumë për të kuptuar se cilat janë të mirat dhe të këqijat tuaja. Rreth datës 11 do të lini një takim me eprorët tuaj për të bërë një marrëveshje të re rreth punës. Duhet të dëgjoni më shumë sesa të flisni. Pjesa tjetër e janarit do të jetë më e mbarë. Kaloni më shumë kohë me familjen dhe miqtë pas datës 18. Organizoni diçka, një darkë apo një takim me shumë njerëz, pasi edhe vetë do të ndiheni më mirë. Për nga natyra, ju jeni luftarakë të lindur dhe nuk pranoni më pak nga sa prisni. Neptuni do t’ju mbështesë në gjithçka.

Demi/ Pas një viti të vështirë, me shumë punë e me shumë sfida, bëhuni gati që të shkëlqeni gjatë 2020-s. Të gjithë do t’i kenë sytë nga ju në janar, ndaj silluni ashtu si duhet. Nëse kjo vëmendje ju nervozon, mos harroni se jeni të denjë për gjithë këtë përkushtim. Ky është muaji për të treguar se sa të mrekullueshëm jeni. Shumë njerëz do të duan të kalojnë kohë me ju. Këtë muaj do të dalin në pah cilësitë tuaja më të mira dhe do të shijoni vëmendjen. Në datën 8 do të keni një takim të rëndësishëm pune që do t’ju bëjë të ndiheni në dilemë. Mos kini frikë ta hidhni vetë hapin e parë, le t’ju ndjekin të tjerët. Përfitoni nga mundësitë që ju jepen në punë për t’u treguar të tjerëve sa të zotë jeni. Në datën 12 do të ndiheni disi nervozë në vendin tuaj të punës, por merrini gjërat shtruar dhe bëni sikur s’do të ndodhë gjë. Ndihmoni kolegët nëse kanë nevojë. Data 21 janar do të jetë shumë e rëndësishme për të lindurit në këtë shenjë, pasi Jupiteri do të kalojë papritur në shenjën tuaj. Kjo do të thotë se do t’ju jepen disa mundësi që do t’ju ndryshojnë jetën. Do të njiheni me persona të rinj dhe ndryshimet më të fundit që kanë ndodhur në jetën tuaj do t’ju bëjnë ta shikoni me sy tjetër botën. Pranojini këto ndryshime, pasi është në të mirën tuaj. Efektet e kësaj date do të ndihen përgjatë gjithë vitit. Ushqehuni mirë, ashtu siç dini vetë ju, dhe kushtojini më shumë kohë familjes.

Binjakët/ Për të lindurit në shenjën e Binjakëve, ky muaj do të jetë muaji i dyshimit te vetja dhe te aftësitë tuaja. Ankthi do t’ju çorientojë këtë muaj dhe do të ndiheni në dilemë për gjithçka me të cilën do të përballeni. Nuk bëni dot asgjë për të larguar zërat dyshues në kokën tuaj. Ne ju këshillojmë t’i besoni më shumë vetes. Gjatë javës së parë të janarit duhet të rrezikoni disi më shumë. Përballuni me frikërat tuaja. Mos ndoshta duhet të përballeni me dikë dhe po e shmangni këtë gjë? Ndoshta një vizitë rutinë te mjeku që po e shtyni sa më s’ka? Nuk ka pse të jetë diçka e stërmadhe që duhet të bjerë në sy të të gjithëve. Ju këshillojmë që para datës 7 të përvishni mëngët dhe ta filloni vitin me këmbën e mbarë. Ndërsa në aspektin financiar, kjo është një periudhë shumë e mirë. Më në fund, do të bëni një blerje të rëndësishme që keni kohë që e mendoni. Një ëndërr që realizohet, një makinë, diçka me vlerë në shtëpinë tuaj që do t’jua bëjë jetën më të lehtë. Java e dytë e janarit është e duhura për t’ia dalë mbanë me sukses. Me siguri i keni disa para mënjanë, pasi keni kohë që kurseni. Shijojini! Edhe në aspektin sentimental, ky muaj do të jetë i favorizuar për njohjet e reja. Një takim shoqëror apo profesional do të japë frytet e veta. Nëse jeni beqarë, mos kini frikë ta hidhni vetë hapin e parë, mjafton një përshëndetje. Planeti që do t’ju mbështesë këtë muaj është Plutoni, sidomos në datat 17 dhe 22. Bëjini sytë katër e mbajini veshët hapur gjatë janarit. Tregohuni të hapur ndaj çdo mundësie të re, sado e vogël t’ju duket. Rëndësinë do t’ia kuptoni më vonë.