Mëmësia dhe ulja e numrit të lindjeve në Shqipëri ishte tematika e sotme e emisionit “Ftesë në pesë”. Gjatë bisedës me të ftuarat, Ermira Çausholli, Arlinda Dudaj dhe Erisa Xhixho, moderatorja Bieta Sulo ndau një detaj në lidhje me jetën e saj private.
Ndoshta ajo po e mendon të bëhet nënë për herë të dytë, dhe për këtë kërkoi mendimin e publikut. Të pranishmit shprehën dëshirën që Kroi të bëhet më motër dhe moderatorja e la të hapur mundësinë: “U dashka dhe vajza… ja ta mendojmë, ndoshta 2020 nuk dihet se çfarë sjell”.