Luana Vjollca e mbylli sezonin e programit “Shiko kush luan” dhe në finalen e tij la të kuptohet se do të vijë shumë shpejt me një projekt të ri që mund të jetë edhe Big Brother. Detajet i la pa na i zbuluar, megjithatë moderatorja tha se rikthehet pas 1 ose 2 muajsh. Periudha “brenda një muaji apo dy” përkon fiks me kohën kur është parashikuar të zhvillohet “Big Brother”.
Megjithatë një përgjigje e Arbana Osmanit në Instastory, na la të kuptojmë se mund të mos bëhet fjalë për Big Brother. Kjo pasi sipas Arbanës, as këtë vit mund të mos ketë Big Brother. E pyetur nëse do të jetë moderatorja e këtij formati, Arbana u shpreh se nuk e di as vetë se çfarë do të ndodhë pas një viti, pra në 2021-shin kur parashikohet të mbahet Big Brother.
“Më vjen mirë që ky program kërkohët kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen. Por mos më pyesni që tani nëse pas një viti do të jem prezantuesja sepse pas një viti nuk e di çfarë do të ndodhë. Ajo që di unë me siguri është që Top Channel si gjithmonë do të dijë të bëjë një zgjedhje të shkëlqyer”.