Viti 2019 shënoi rezultate në kontrollin për ligjshmërinë në transportin rrugor të pasagjerëve e mallrave, luf tën ndaj informalitetin në këtë treg, mbrojtjen e interesit publik e të konsumatorit sikurse rritjen e sigurisë rrugore për të gjithë. Task-Forca e transportit rrugor, një trupë e re inspektimi nën varësi të MIE dhe e financuar nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor po punon për t’u ngritur në nivelin e duhur.

Gjatë kontrolleve në terren, janë mbajtur 2 045 akt-konstatime nga ku 65% e rasteve janë subjekte të transportit rrugor dhe 35% janë drejtues mjetesh. Llojet e konstatimeve janë në 26% të rasteve mungesë dokumentacioni (akt vlerësimi/komoditeti), në 17% të rasteve ndryshim destinacioni, 17,8% të rasteve taksi pa licencë, 14% të rasteve mbipesha (mbingarkesë), 8% të rasteve qarkullim me të meta teknike, 7% të rasteve pasagjerë mbi numrin e lejuar, 6% pa faturë malli dhe 4% pa certifikatë. Nga kontrollet, rezulton që akset më problematike janë Tiranë – Durrës -Tiranë, Pogradec – Korçë, Tiranë – Lezhë, Lushnjë – Gjirokastër.