62-të vjetori i Grammy AWards në Los Angeles nuk pati shkëlqimin e duhur të një tapeti të kuq…Ceremonia nisi vetëm pak orë pas lajmit të kobshëm se është ndarë nga jetë në një aksident tragjik legjenda e NBA-s, Kobe Bryant, vajza e tij dhe 7 të tjerë, e padyshim artistët ndërkombëtar kujtuan basketbollistin shtëpinë e tij, “Lakers” aty ku 41-vjeçari shkroi një pjesë të historinë. “Të gjithë ndihemi shumë të trishtuar. Po qëndrojmë këtu me zemër të thyer në shtëpinë se Kobe Bryant ndërtoi”, tha prezantuesja e këtij viti, Alicia Keys.

Përtej trishtimit, kjo mbrëmje ishte e Billie Eilish, 18-vjeçares amerikane, e cila triumfoi duke fituar 5 çmime “Grammy”, albumi i vitit; hiti i vitit; kënga e vitit; albumi POP më i mirë dhe artisti i ri më i mirë. Eilish ul nga “froni” Taylor Swift, si këngëtarja më e re që e mban këtë çmim.