Kryeministri britanik, Boris Johnson është i gatshëm të vendosë kufizime të reja për imigrantët e pakualifikuar për të hyrë në Britaninë e Madhe nga 1 janari 2021 dhe kjo pas përfundimit të periudhës së tranzicionit për Brexit, njoftoi gazeta britanike ”The Telegraph”. Sipas saj, plani radikal i hartuar nga bashkëpunëtorët e kryeministrit, parashikon afrimin me dy vite të projekteve për imigracionin, çka eliminon rregullat e vendosura nga ish-kryeministrja Theresa May, që bënin fjalë për vitin 2023.
Sipas gazetës, propozimi duhet të paraqitet në Këshillin e Ministrave këtë javë nga ministrja e Brendshme, Priti Patel, anëtare i këtij plani të ri për imigracionin në Britaninë e Madhe.