Një mama është bërë e famshme pasi ka postuar një foto që do të mbahet mend gjatë, në dhomën e lindjes, duke buzëqeshur ndërkohë që bashkëshortit të saj i kanë rënë të fikët. Gruaja, e cila sapo solli në jetë të voglin e saj, duket tepër e relaksuar, por jo mjekët të cilët tentojnë të ngrenë burrin e shtrirë në tokë pasi humbi ndjenjat. Duket se gëzimi i lindjes së foshnjes për babain ishte i papërballueshëm. Fotoja ikonike është bërë virale sapo është postuar në Instagram.