Kryeministri Edi Rama thotë se nuk mban një ditar, megjithatë ka të shënjuar në kujtesën e tij disa ngjarje të rëndësishme të vitit që lamë pas, të vështira, të hidhura e momente të lumtura.
Çasti më i vështirë për të është ora 4 e mëngjesit e datës 26 nëntor, ku tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter goditi Shqipërinë.
Ngjarja më e bukur për të është ditëlindja e djalit të tij, Zahos, në përvjetorin e tij të pestë.
Më e keqja në 2019-ën ishte nata e mbledhjes së Këshilli Evropian, kur u nda fati për Shqipërinë dhe mos çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
A ka marrë një mesazh që e ka tronditur, që e ka lënë pa gjumë? Rama përgjigjet: Kam marrë kaq shumë mesazhe në telefon saqë në përgjithësi janë ndikim i drejtpërdrejt në pagjumësinë time se e kam këtë zakon që dua t’i përgjigjem të gjithëve.
Personazhi i vitit sipas tij është Ermal Mamaqi dhe për këtë arsyeja është qe realizoi një nga ëndrrat e tij, të aktronte.
“Zgjedh Ermal Mamaqin, se më ka bërë aktor tek filmi ‘I Love Tropoja’. Duke qenë se më dha mundësinë të heq edhe një merak timin të luaja në një film për mua është personazhi i vitit që kaloi”, tha Rama.
Në emisionin “Java” në RTSH, shefi i qeverisë ndau edhe një urim për gazetarët: “Të shpifin sa më pak. nuk kam asnjë armiqësi, me shtypin kam pamundësinë që të sillem si politikan, sepse vij nga një kohë kur kam milituar në radhët e shtypit të lirë dhe e ndjej si të pamundur të më sfidojnë në atë fushë duke më treguar edhe arat shpesh herë përmes broçkullave. Kam bërë paqe të plotë”.