Viti i Ri është koha ideale për të vendosur qëllime të reja, për të bërë ndryshime të mëdha dhe, pse jo, për të pasur një start tjetër, të ri, ndryshe nga ajo që kemi lënë pas. Ok, e dimë, mund të jetë e vështirë për t’ia nisur nga e para, me një qëllim të ri. Megjithatë, duke shtuar edhe faktin që është një vit i ri, një dekadë e re, ia vlen të angazhohesh pak më shumë apo jo?
Po si t’ia nisësh?
Si fillim, një vend ideal për të nisur nga e para është përballë yjeve: Shikoni yjet dhe mos harroni të thoni dëshirat.
Duke u bazuar në karakteristikat e shenjës suaj, çdo shenjë e Zodiakut, ka disa qëllime potenciale që mund t’i ndjekë në vitin 2020, pavarësisht si e kanë mbyllur dhe çfarë kanë dashur të bëjnë një vit më parë dhe pavarësisht çfarë vjen surprizë gjatë rrugës.
Këtë herë, jemi fokusuar te Bricjapi, shenja në të cilën jemi. Cilat janë qëllimet dhe planet e këtij viti? Cili është qëllimi kryesor që do t’i vendosin vetes Bricjapët në fillim të këtij viti?
Bricjapët janë të disiplinuar dhe të përgjegjshëm, gjë që i bën ata të jenë ndër shenjat më të besueshme. Në 2020-ën, mos nguroni të provoni diçka spontane! Kujtimet më të mira mund të regjistrohen nga diçka e paplanifikuar, gjë që për ju mund të duket paksa çmenduri. Por nëse ju jepet mundësia për të treguar veten, shfrytëzojeni momentin dhe nuk do të pendoheni.
Mos harroni! Qëllimi që duhet t’i vendosni vetes këtë vit të ri është guximi. Më shumë guxim!