Edicioni i tretë i “Hell’s Kitchen Albania” do të ketë këtë të premte puntatën e tij të fundit, pamje të të cilës Renato Mekolli i ka ndarë me ndjekësit në Instagram. Në videon e publikuar janë bashkuar momentet më pikante të mbledhura nga mbrëmja dhe në një fragment shefi i kuzhinës shfaqet i përlotur.
“Kjo finale është qarë me lot,me kuptimin e plotë të fjalës shkruan Renato krahas videos, pa zbuluar asgjë më tepër se ç’ka ndodhur.
Siç mund ta shihni në video, jo vetëm shefi i kuzhinës por edhe konkurrentët janë shfaqur me lot në sy gjatë puntatës që duket se ka pasur shumë emocion.