Këngëtari dhe regjizori Bojken Lako ka qenë i ftuar në emisionin “Ëhy Not” në RTV Ora. Ai ka folur për këngën e tij në Festivalin e RTSH-së “Ma la seen” dhe kuptimin e saj.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për ngjyrën e flokëve që i ndërron shpesh.
Roza Lati: Sa bojra ke kaluar mbi kokë?
Bojken Lako: Nuk është se kam kaluar shumë, ka njerëz që kalojnë më shumë bojra se sa unë, por si duket merr vëmendje mbase dal në televizor. Kur i bëj të verdha thjesht i dekoloroj nuk është se i lyej. Në vitin 2000 kam filluar t’i lyej flokët, ndërkohë që kam dalë më parë në skenë.
Si tani, ngjyrë lila i kam bërë edhe një herë tjetër, po kam ngrënë një vezë tek një lagje, afër lagjes sime. Dikush më gjuajti me vezë por nuk më ra në kokë, nuk më preku, më tha ç’i ke ato flokë.