Bëni kujdes për ndonjë zënkë nesër me partnerin, pasi mund të ketë fund të hidhur.
Sipas një sondazhi të bërë nga “Hillarys.co.uk”, data 6 dhjetor ishte më e “votuara” për t’u ndarë.
Personat e marrë në pyetje thanë se pas kësaj datë “është e dhimbshme t’i japësh duart tjetrit”, shkruan Mirror.
Arsyeja lidhej me faktin se pasioni mes tyre ishte shuar e kjo binte më tepër në sy këtë muaj festiv.
Por mes arsyeve u renditën edhe ato për tradhti, gjendja ekonomike dhe stresi i festave.